Sindikata ua kujton institucioneve problemet me të cilat po përballen zjarrfikësit

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u është drejtuar me një letër përgjegjësve të vendit, kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, ministres së Financave e Transfereve, Hykmete Bajrami, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Agjencionit për Reagim Emergjent, AME, Komisionit për Siguri në Kuvend, kryetarëve të komunave të Kosovës, me të cilën përveç se rendisin problemet me të cilat ballafaqohen tash e sa vjet, kërkojnë prej tyre që të ndërmarrin hapa për ndryshimin e situatës në të cilën pa fajin e tyre ndodhen zjarrfikësit

“Kërkojmë nga të gjithë ju, që në vazhdimësi po na quani heronj, ju lutem mos na quani heronj, por kryeni obligimet dhe përgjegjësitë që keni para qytetarëve dhe institucioneve dhe të angazhoheni që çështja e zjarrfikësve të rregullohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët dhe gjithashtu të mbështetni ngritjen e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve, meqë çdo investim në Shërbim të Zjarrfikësve është investim në sigurinë e qytetarëve qe ju kanë votuar dhe ju kanë zgjedhur për të udhëheqë vendin”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

“Kërkojmë që në rishikim të buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, të nivelit qendror dhe Lokal, ministritë përkatëse, deputetët të angazhohen dhe të mbrojnë interesat e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, të krijoni kushte normale dhe t’i kryeni obligimet që keni ndaj zjarrfikësve të Kosovës”, vazhdon letra.

Reklama e sponzorizuar

i kompetencave menaxhuese në mes të MPB/AME dhe komunave që nga viti 2012, kur është bërë transferi nga komunat në MPB dhe që asnjëherëë nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe situata mjaft konfuze në këtë shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje të tejkalohet, që të sigurohet vijë buxhetore dhe shërbimi të jetë funksional, si pasojë e këtij vakuumi institucional , pa status juridik të zgjedhur, pa definim të kompetencave menaxhuese, pa gradime, pa pajisje personale të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stërvjetruar, pa pajisje te sigurta për punë, te patestuara dhe të pakontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, përdorimi i tyre drejtpërdrejt rrezikon jetën e zjarrfikësit , pa përkujdesje institucionale sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, vështirëson pa masë veprimtarinë tonë”, thonë zjarrfikësit në letrën e tyre drejtuar institucioneve, ku përkujtojnë edhe dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me ta.

“Misioni i zjarrfikësve është shpëtimi i jetës së njeriut dhe të mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qëllimin e themelimit”, rikujtojnë në këtë letër, në mënyrë që në fund të paralajmërojnë hapa të fundit. “Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta t’i kërkojmë në forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim të qytetarëve, andaj veproni, përndryshe pasojat do t’i bartni ju”, përfundon letra e nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.