Rreth 270 të infektuar me koronavirus po trajtohen nëpër spitalet e vendit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 268 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në klinikat e QKUK’së dhe shtatë spitalet e përgjithshme.

Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.

Përvec të infektuarve që po trajtohen në QKUK, 102 pacientë të tjerë po trajtohen në shtatë spitalet e përgjithshme.

“Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara”, thuhet në raport.