Ekspertët: njerëzit do të duhet të vendosin maska dhe të mbajnë distancë sociale edhe për disa vite të tjera

Një ekspert i shëndetit nga Universiteti Johns Hopkins, mendon se njerëzit do të duhet të mbajnë maska për disa vite, shkruan Dailymail.

Eric Toner, një studiues i vjetër në “Qendrën për Siguri Shëndetësore”  tha në një intervistë për CNET, se ai beson se mbajtja e maskave do të jetë pjesë e një “normaliteti të ri” edhe për disa vite të ardhëshme.

“Unë mendoj se maska mbrojtëse dhe një far doze e distancimit shoqëror, do të jenë pjesë e jetës sonë për disa vite”, tha Toner të hënën. Ai gjithashtu shtoi se nëse të gjithë njerëzit do të mbanin maska, rreziku i transmetimit të virusit do të  zvogëlohej.

Reklama e sponzorizuar

Parashikimi i ekspertëve vjen pikërisht kur disa shtete janë duke përjetur një sulm të dytë nga koronavirusi. Bazuar në një analizë të bërë nga Reuters, në dy javët e kaluara infeksionet e reja COVID-19 janë rritur në 42 shtete.

Ditën e martë numri  i rasteve të konfirmuara në ShBA arriti në 3 milion, që do të thotë se një në 100 amerikanë është prekur nga koronavirusi.

Kalifornia, Hawaii, Misuri, Montana, Oklahoma dhe Texas të martën arritën kulmin e numrit të infektuarve brenda një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë, New York dhe Florida kanë regjistruar mbi 10.000 raste të reja në një ditë të vetme.

Nga ana tjetër, edhe  Evropa është duke u përballur me një valë të madhe të rasteve me koronavirus. Rusia, Britania e Madhe,  Gjermania, Italia, Spanja, Suedia dhe disa vende ballkanike kanë shënuar numrin më të lartë të të infektuarve.  

Tanimë në shumicën e këtyre shteteve, ka filluar rikthimi i masave duke urdhëruar mbylljen e kafiterive,  kinemave dhe vendeve të tjera publike si dhe duke bërë të obligueshme mbajtjen e maskave.