Dy të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

0
26

Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 68 raste të reja.

Viktimat janë nga Tirana të moshës 58 dhe 59-vjeçare, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 397 testime dhe 68 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 47 persona.

Në Shqipëri janë regjistruar në total 3106 raste me COVID-19, ndërsa raste aktive janë 1232. Kanë vdekur 83 persona.