Rikthehet vala e dytë e Koronavirusit në qytetin italian

Asgjë nuk po e ndal virusin. Alarmi vjen sërish nga Italia, ku raportohet se është rikthyer vala e COVID-19 në Veneto.

“Po hedhim në plehra 4 muaj masash”, këto ishin fjalët e guvernatorit të Venetos, Luca Zaia, pasi u njoftua se indeksi R që mat epideminë e koronavirusit ka kaluar ditët e fundit nga 0.43 në 1.63.

Vatra të shumta po dalin përditë në këtë rajon, nga të parët që u godit nga pandemia në javët e para të vitit, ndoshta edhe më herët.

Reklama e sponzorizuar

Një nga vatrat më shqetësuese vjen nga një lokalitet pranë Vicencës, ku rreth 90 persona janë nën hetim epidemiologjik pasi një menaxher i një sipërmarrje të produkteve metalike ishte kthyer nga Serbia, vend ku kishin një degë. AI bashkë me kolegët e tij kishin rënë në kontakt me një person të zonës, i cili doli i infektuar.

Por në mënyrë të papërgjegjshme, personi ishte kthyer në Itali me 25 qershor, kishte marrë pjesë dy ditë më vonë në një varrim dhe më pas në një ditëlindje.