Gjendet i vdekur një person në Vushtrri

Një person është gjetur pa shenja jetenë fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme.

Viktima i gjinisë mashkullore dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, njofton Policia.

“Fsh. Prilluzhë, Vushtrri 30.06.2020-12:40. Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML”, bëhet e ditur në njoftim.

Reklama e sponzorizuar