Rama: Jam këtu për t’i dhënë mbështetje Kosovës dhe politikanëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media në Aeroportin e Prishtinës, tha se në Kosovë qëndroi në funksion të një nevoje kombëtare.

“Dua ta bëjë të qartë faktin se jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe gjithë përfaqësuesve politikë në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë”, tha Rama.

“Për dy dekada, në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, mbështetu e zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi i shtetndërimit, pajtimit, e integrimit evropian, madje edhe procesit të dialogut”, shtoi tutje Rama, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Rama gjithashtu ka shtuar se nga sot hyn në fuqi zbatimi i marrëveshjes së përbashkët energjetike.

“Më vjen mirë që para largimit nga Prishtina kemi marr një lajm shumë të mirëpritur të hyrjes në funksion të rrjetit të përbashkët dhe për interkoneksionin falë edhe përfshirjes përfundimisht të Kosovës në tregun e përbashkët energjetik. Është një lajm i gëzueshëm sepse e dimë shumë mirë se sa kohë na është dashur të presim edhe kur bëmë investimin e madhe pastaj kur e përfunduam atë. Nga sot hyn plotësisht në funksion”, tha Rama.