Apel të mos keqpërdoret uji i pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje të kursehet uji i pijshëm dhe të mos keqpërdoret.

Në një thirrje publike, theksohet se sot ka rritje enorme të kërkesave për ujin e pijshëm.

“Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese. Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulëta të mos e keqpërdorin. Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, njofton KRUP.

Reklama e sponzorizuar

KRUP kërkon që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar dhe të kursehet sa më shumë.