Rreth 2 mijë e 500 raste të konfirmuara me koronavirus nga marsi

Mbrëmë janë konfirmuar 62 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin që nga 13 marsi të shkojë në 2 mijë e 494, raporton Express.

Institui Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga testimi i këtyre mostrave, kanë rezultuar pozitivë 62 prej tyre.

Reklama e sponzorizuar

Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Rahoveci, Gjakova, Gjilani, Kamenica, Lipjani, Mamusha, Vushtrria, Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova, Mitrovica, Podujeva, Skenderaj, Suhareka dhe Vitia.

Me këto raste, numri i të infektuarve në gjithë vendin që nga konfirmimi i rasteve të para ka arritur në 2 mijë e 494.

Por, jo të gjitha këto raste janë aktive. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i rasteve aktive është 1 mijë e 143./Gazeta Express