Grenelli: E kuptojmë vendimin e Hotit për anulim të vizitës në Washington, do të ricaktojmë takimin

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur se e kupton vendimin e kryeministrit Avdullah Hoti për anulim të pjesëmarrjes në takimin e planifikuar për 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Ai në një njoftim të shkurtër në Twitter ka thënë se do të ricaktojnë kohën e takimit së shpejti.