Zv.ministri i Arsimit nga AAK ende në studime, kjo është nota mesatare

Zëvendësministri i Ministrisë së arsimit që u emërua dje në këtë pozitë, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Driton Bardheci, është ende në studime.

Bardheci është ende në vitin e tretë të studimeve, i regjistruar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Pra, ai ende nuk ka përfunduar as studimet Bachelor. Tutje, nota mesatare e tij në studime figuron 6.8.