Zemaj thirrje qytetarëve të barten maskat e të mbahet distanca

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një video-mesazhi iu drejtua qytetarëve mëngjesin e sotëm me thirrjen që të mbahet distanca dhe të merren masat e nevojshme kundër pandemisë.

Ai ka kërkuar respektimin e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 që u publikua gjatë së martës.

Zemaj tha se beteja e përbashkët kundër COVID-19 do të vazhdojë, ndërsa durimi dhe disiplina e qytetarëve kanë shpëtuar shumë jetë.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi një mesazh të qartë: Përdorini manualin! Bartni maska! Mbani distancën dhe mirëmbani higjienën”, thotë Zemaj.

Manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19.

Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjitha institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre.

blob:https://www.facebook.com/239d6c50-e900-460c-b39e-c5697a10c5f3