OKB-ja paralajmëron se bota do të përballet me krizën më të rëndë të ushqimit në 50 vjet

Bota qëndron para krizës së ushqimit që nuk është parë për së paku 50 vjet, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara që ka kërkuar nga qeveritë të punojnë me kujdes për të shmangur katastrofat.

Masa më të mira sociale për mbrojtjen e të varfërve janë të domosdoshme pasi në recesionin e shkaktuar nga kriza e pandemisë së koronavirusit mund të bëjë ushqimin bazik të paarritshëm për ta, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të martën.

“Deri kur të merren masa të menjëhershme, është duke u parë qartë se është e pashmangshme një emergjencë botërore e ushqimit që mund të ketë ndikim afatgjatë në qindra miliona fëmijë e të rritur”, ka thënë ai. “Duhet të veprojmë tash”.

Reklama e sponzorizuar

Rreth 50 milionë njerëz rrezikojnë të bien në kategorinë e varfërisë ekstreme për shkak të pandemisë, por ndikim afatgjatë mund të jetë edhe më i rëndë.