Raka: Duhet të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë

Mikrobilogu, Lul Raka, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Kosova duhet të përgatitet edhe për valën e dytë të pandemisë COVID-19, pasi një gjë e tillë është paraparë nga ekspertët të ndodhë.

Ai ka thënë se me një bashkëpunim më të mirë të politikanëve në nivel global do të shpëtoheshin më shumë jetë njerëzish.

“Prej fillimit ka pasur sulme shumë nga të gjitha anët. Çdo grumbullim i njerëzve është e rrezikshme, çoftë mbledhja e Kuvendit, qoftë testet për protesta të Vetëvendosjes. Lehtësimi i masave mund të konsiderohen alternativa të tjera, por distanca nuk ndryshon dhe atë duhet ta mbajnë”, ka thënë Raka.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se faza e parë ka qenë e paalternativë mbajtja e distancës dhe masat e tjera kufizuese.

“Imuniteti kolektiv është shumë larg, prandaj hapja patjetër që ka pasur me ndodhë. Qëndrimi i profesionistëve shëndetësore dhe është fat që politikanët i kanë dëgjuar këshillat e mjekëve. Sigurisht se kjo i ka kushtuar ekonomisë, porse shëndeti ka qenë top prioritet. Pjesën më të madhe të kritereve i ka plotësuar Kosova, porse tani topi është te qytetari. Nuk përjashtohet si opsion kthimi i kufizimeve nëse ngarkohet intensiva, që shpresoj të mos ndodhë. Shtabet komunale kanë bërë punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Raka.

Raka thotë se Suedia ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Sot Suedia i ka 45 të vdekur në 100 mijë banorë. Suedia është mbyll ende. Secili shtet ka specifikat e veta. Suedia e ka pranuar dështimin vet. Edhe shtetet e Evropës edhe të Ballkanit, hapjen e kufijve e kanë bërë mes shteteve që kanë pasur numër të përafërt të viktimave. Hapja e kufijve e bart me vete rrezikun. Edhe me Shqipërinë kemi pasur numra të përafërt. Maqedonia ka rritje drastike dhe nëse kjo vazhdon duhet pasur kujdes. Edhe reagimi është konform situatës epidimiologjike”, ka thënë ai.

Raka ka shtuar se duhet të hapet edhe aeroporti.

“Nëse e krahason me shtetet perëndimore në Kosovë ka më pas raste dhe duhet të ketë marrëveshje dypalëshe. Është në interes të Kosovës të kthehen bashkëatdhetarët. Gjithçka duhet të shkojë me kontroll dhe kujdes të shtuar”, ka treguar Raka.

Tutje ai ka folur edhe për çmimin “Evropiani i Vitit”.

“Ka qenë imazh sepse të rinj që kanë shkuar në Siri ka pasur edhe nga shtetet e tjera. Një pjesë të dedikimit ia kam bërë vendlindjes time. Unë jetoj në Kaçanik dhe që tri vjet rresht kaçanikasit e kanë fituar atë çmim. Prej qendrës së xhihadizmit është shndërruar në qendër të evropianizimit dhe meritojnë më tepër vëmendje”, ka thënë Raka.

Ai ka bërë thirrje që Kosova të përgatitet për valën e dytë të pandemisë.

“Pjesa më e madhe e ekspertëve kanë planifikuar se do të ketë valë të dytë, por çështja është se çfarë intensiteti do të ketë. Elementi tjetër është që ne të përgatitemi, me teste PCR, me furnizuar me respiratorë, me shtretër të kujdesit intensiv dhe me resurse humane. Ka resurse aktualisht, vetëm për mikrobiologji janë 4-5 specialiste që janë të papunë. Çdo rast i ri që shfaqet do të menaxhohet me shumë më efikasitet sesa tani. Kapacitete do të ketë”, ka thënë Raka.

Raka: Distanca, kryefjala e mbrojtjes nga koronavirusi

Mikrobiologu Lul Raka vlerëson se mbajtja e distancës në këtë kohë pandemie, është kryefjala e mbrojtjes nga koronavirusi.

Raka, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se nëse tash janë hequr masat kufizuese, nuk do të thotë që të mos ketë zbatim të masave mbrojtëse.

“Distanca është kryefjala e mbrojtjes. Aty ku nuk ka hapësirë për mbajtje të distancës, atëherë vjen në shprehje mbajtja e maskës”, ka thënë Raka.

Ai ka folur edhe për rekomandimet e hershme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilës, mbajtja e maskave nuk është gjithaq e nevojshme. Sipas mikrobiologut Raka, kjo është bërë edhe për ruajtjen e maskave për punëtorët shëndetësorë.

“Nëse kthehemi 3 muaj prapa, atëherë del se ka pasur maska dhe respiratorë vetëm për disa ditë. Nëse jepet rekomandimi shtetëror se duhet të vendosen maska, atëherë shteti duhet t’i sigurojë për qytetarët 1.5 milionë maska në ditë. E ne nuk kishim as për punëtorët shëndetësorë”, ka thënë ai.

Raka ka shtuar se masat kufizuese që janë marrë më herët kanë shpëtuar shumë jetë. Ai i është referuar edhe një studimi të sotëm, sipas të cilit, janë shpëtuar 3.1 milionë jetë me masat kufizuese në shtetet evropiane.

“Poenta e parandalimit është të shpëtohen jetët e njerëzve. Rezultati i sotëm tregon se janë shpëtuar 3.1 milionë jetë me masat restriktive, parandalimi është kryesori, mjekimi është i vonshëm”, ka shpjeguar Raka.

Raka: Situata me COVID-19 e menaxhueshme, kufizimet kthehen nëse mbingarkohet shëndetësia

Mikrobiologu Lul Raka në Interaktiv të KTV-së ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë momentalisht është e menaxhueshme dhe nuk ka nevojë për panik.

Porse, mund të ketë kthim të kufizimeve nëse ka ngarkesë në institucionet shëndetësore.

29 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1263 persona, kurse janë bërë 16.905 testime.

Por, gjithashtu edhe numri i të shëruarve është mjaft i lartë. Sot janë shëruar 22 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 912.

“Teknikisht kjo është vazhdimësi e fazës së parë. Kemi rritje të numrave që janë reflektim i pritshëm i lehtësimit të masave. Kur është bërë planifikimi i lirimit të masave, është planifikuar të bëhet në mënyrë graduale”, ka thënë Raka.

Ai thotë se më e rëndësishmja është struktura e rasteve të reja.

“Pyetja kryesore ka qenë se a do të mbyllemi prapë. Situata tjetër ka qenë në fillim, mirëpo tash janë dy elemente kryesore: numri i rasteve, por elementi kryesor është struktura e këtyre rasteve. Pjesa më e madhe kanë pasur simptoma të lehta dhe s’kanë nevojë për hospitalizim. Shumica janë raste kontakti. Përderisa nuk ngarkohen kapacitetet shëndetësore s’ka nevojë për panik. Rrezik është nëse numri i rasteve në rritje shkon paralelisht me numrin e hospitalizimit. Nëse ndodh kjo atëherë duhet të shikohet mundësia e kthimit të disa masave”, ka thënë Raka.

Ai gjithashtu ka thënë se mosrespektimi i masave mund të jetë e rrezikshme.

“Momentalisht janë të menaxhueshme dhe s’ka nevojë për panik dhe kthim të masave. Por, nëse ka raste që e mbingarkojnë shëndetësinë. Më 13 prill uroj të kemi kaluar pikun. Mosrespektimi i këshillave kushton dhe këtë e kemi parë në Maqedoni të Veriut. Nuk mund të presësh respektim të 100 për qind të masave, por mosrespektim të masave kushton në familja. Pika kryesore janë familjet, pastaj transporti publik dhe më pas ngjarjet shpërndarëse si ditëlindjet, varrimet etj.”, ka thënë Raka.