Zv.kryeministri Tahiri flet për Ligjin e Pagave, thotë se po bëhen gati për zbatimin e tij

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së, ka folur sot në Qeveri për Ligjin e Pagave i cili është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri më 30 qershor.

Tahiri tha se janë duke pritur vendimin e Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do të miratojnë rregulloret për zbatim, raporton EO.

“Llogaridhënien po e bëjmë në mënyrë më të dinjitetshme dhe më normale. Vazhdimi i zbatimit të Pakos së Reformës Shtetërore të Qeverisë Haradinaj kemi miratuar tri ligjet bazë. Në momentin kur vjen vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të hartojmë 22 rregullore për zbatim. 4 prej tyre për Ligjin e Pagave. E dimë sa i rëndësishëm është si ligj për sektorin publik për t’i dhënë një hierarki në pagë dhe funksion”.

Reklama e sponzorizuar

Kujtojmë se Kushtetuesja është dashur ta jepte mendimin e saj për këtë ligj deri më 31 mars, por e shtyu pezullimin deri më 30 qershor.