Policia ndalon 23 persona që nuk respektuan orarin e lëvizjeve

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa për personat të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Siç bëhet e ditur nga raporti 24 orësh, 23 persona janë arrestuar në 10 raste të ndryshme në tri komuna të Kosovës.

Në Prizren në dy raste janë arrestuar 14 persona. Në Gjilan në gjashtë raste janë arrestuar gjashtë persona, kurse në Gjakovë në dy raste janë arrestuar tre persona.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nga sot ka zbutur masat, duke lejuar qarkullimin për 3 orë në ditë, një orë e gjysmë paradite dhe një orë e gjysmë pasdite.

Këto masa do të vlejnë deri më 18 maj për të kaluar pastaj në fazën e dytë të lehtësimit të masave.