Në Qendrën e Studentëve janë 177 persona të karantinuar

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë vazhdojnë të qëndrojnë 177 persona që janë kthyer në Kosovë gjatë kohës së pandemisë.

Drejtori i kësaj qendre, tregon se vetëm të enjten janë vendosur rreth 100 shtetas që erdhën nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra.

Qendra e Studentëve po shërben si vend karantine tash e dy muaj, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Reklama e sponzorizuar

“Për momentin janë 177 persona në karantinë, në konviktet 6 dhe 8 janë të sistemuar. Ditën e djeshme kanë ardhur rreth 100 persona, kryesisht nga Kroacia, Sllovenia dhe një kontingjent nga Zvicra. Nuk kemi informacione të sakta se çfarë numri do të vijë sot. Ne jemi të gatshëm të pranojmë sado që të vijnë”, tha ai, përcjell KP-ja.

Ai tregoi se dje janë liruar të gjithë që u testuan, pasi dolën negativë në COVID-19.

Sfishta tha se gjatë verës Qendra e Studentëve do të rinovohet nëse deri atëherë Qeveria merr vendim që të mos shërbejë më si karantinë. Sipas tij, ajo është dëmtuar gjatë kësaj kohe.