Mbretëria e Bashkuar me përqindjen më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar përqindjen më të lartë të vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në mesin e shteteve që ofrojnë të dhëna të krahasueshme, nëse merren për bazë krahasimi i shifrave të vdekjeve nëpër periudha.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 59.537 vdekje më shumë se zakonisht që prej fundit të marsit, gjë që tregon se virusi ka lënë 891 të vdekur në një milion qytetarë. Në këtë fazë të pandemisë, është kjo shifër më e lartë e vdekjeve sesa në secilin shtet tjetër, për të cilin ekzistojnë të dhëna.

Ky numër i shtuar i vdekjeve është në të njëjtën kohë më i larti në Evropë dhe i dyti në botë, pas SHBA-së, sipas të dhënave të mbledhura nga “Financial Times”.

Reklama e sponzorizuar

Shteti britanik nuk i ka punët mirë as kur është në pyetje një njësi tjetër matëse: rritja e përqindjes së vdekjeve, krahasuar me nivelet e zakonshme, ku sërish Mbretëria e Bashkuar është më e goditura në Evropë dhe e dyta në botë, pas Perusë.

Të dhënat janë përpiluar nga agjencitë shtetërore statistikore për 19 shtete për të cilat ekzistojnë informata të mjaftueshme, sa për të bërë krahasime të bazuara. Shifrat përfshijnë të gjitha shtetet evropiane, të goditura rëndë prej koronavirusit.