Kurtishaj: Sa më shpejt të hapen kufijtë e Kosovës

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj tha se agjenda politike e ka ngulfatur çdo pore pozitive por në veçanti rimëkëmbjen ekonomike. 

Sipas Kurtishaj nëse rimëkëmbja ekonomike nënvlerësohet dhe nuk ka qasje serioze atëherë Kosova do të ballafaqohet me ekonomi sociale, që do të jetë fatale për ekonominë e Kosovës.

“Aktualiteti politik dhe agjenda e stërngarkuar është duke e ngulfatur çdo pore pozitive të Kosovës, në veçanti rimëkëmbjen ekonomike e cila duhet të jetë prioritet i prioriteteve.
Në qoftë se procesi i rimëkëmbjes nënvlerësohet e nuk ka qasje serioze atëherë Kosova me të vërtetë do të ballafaqohet me ekonomi sociale, të cilat do të jenë fatale për ekonominë e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Vendet e rajonit kanë bërë hapa shumë konkret për të ndalur pasojat nga Covid-19 e ne jemi në pakon emergjente akoma”, tha ai.

Kurtishaj ka kërkuar që të hapen kufijtë e Kosovës sa më shpejtë. “Institucionet e vendit duhet të marrin hapa sa më shpejtë që të heqet edhe kufizimi i lëvizjes brenda territorit të Kosovës, të hapen kufijt dhe të stimulohet ekonomia e vendit”, tha ai.