Mbyllet një fabrikë në Prizren pasi një nga punëtorët doli pozitiv me COVID-19

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që të mbyllin një fabrikë në Prizren, pasi një punëtor i kësaj fabrike ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Nga rastet e para dy ditëve, ku në Prizren ishin 8 persona pozitiv, njëri nga ta ishte punëtor i kësaj fabrike, ndërkaq në mesin e tyre ishte edhe një pjestarë i Policisë së Kosovës.

“Nga tetë rastet e dala pardje, njëri ndër personat ka qenë punëtorë i një fabrike dhe u dakorduam edhe me institucionet shëndtësore dhe me pronarët e kësaj fabrike që që të mbyllet për një afat të pacaktuar kjo kompani, pasi duhet të testohen të gjitha rastet e kontaktit më këtë person”, tha Shehu.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu, Shehu bëri të ditur se janë dezinfektuar objektet e stacionit policorë “Alfa” dhe objekti i zjarrëfikësve, pasi një pjestarë i policisë së Kosovës kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

“Pardje që kanë dalur rastet e reja, është bërë edhe dezinfektimi i stacionit Alfa, pasi njëri nga të inferktuarve është pjestar i policisë, pastaj edhe hapësira e objektit të zjarrfikësve u dezinfektua duke qenë se gjenden shumë afër me stacionin “Alfa””, tha Shehu.

Ai bëri të ditur se në Prizren 101 persona janë gjithsej që kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 67 prej të cilëve janë shëruar, 2 kanë ndërruar jetë dhe janë 32 raste aktive, ku sipas tij pjesa më e madhe janë në shtëpi në gjendje stabile.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së gjenden 3 pacientë, 2 prej të cilëve janë në gjendje stabile, kurse njëri është në një gjendje pak më të rëndë me oksigjenoterapi”, tha Shehu.

Ai ka thënë se është vërejtur një numër më i madh i qytetarëve të cilët dalin duke mos e respektuar orarin dhe pa maska e dorëza mbrojtëse, prandaj edhe bëri apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë vendimet e marra nga institucionet shëndetësore. /RTV Dukagjini/