Shfuqizohet vendimi për lirimin nga TVSH-ja të importeve të grurit dhe miellit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njofton se është shfuqizuar vendimi për lirimin e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit.

“Të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23.03.2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është shfuqizuar me vendimin e ri të Ministrit nr.28/2020-1 të datës 08.05.2020”, njofton ATK-së.

Prandaj, njofton ATK-ja, meqenëse vendimi për shfuqizim të vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, vendimi për lirim nga TVSH-ja të këtyre produkteve, kishte ndodhur në kohën kur Kosova pati krizë për miell dhe panik nga qytetarët për t’u furnizuar me miell.

Të gjitha importet e grurit dhe të miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të saj ishin liruar përkohësisht nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me vendim të Ministrisë së Financave dhe Transfereve