11 pacientë të shtrirë në Infektivë, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka bërë publik raportin e përditësuar që vjen nga Klinika Infektive.

Në këtë Klinikë janë të hospitalizuar 11 pacientë ku shtatë prej tyre janë të infektuar me Covid 19. Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv) thuhet në raportin e Klinikës.

Reklama e sponzorizuar

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar tri raste me Covid-19 duke cuar numrin e të infektuarve ne 988. Megjithatë 18 persona të tjerë janë shëruar pas infektimit duke cuar numrin ne 754 të shëruar.

Dje u testuan gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).

Njoftimi i plotë:

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE QKUK
Prishtinë, 19 maj 2020

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 19/05/2020, gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë.Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi I një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.