Suspendohet dhe arrestohet një polic në Mitrovicë për dhunë në familje

Një zyrtar policor në Mitrovicë është arrestuar dhe suspenduar nga puna për 72 orë pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimin e ka bërë Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar