Me çadrat 4 metra larg njëra-tjetrës, grekët i kthehen plazhit

0
35

Mijëra grekë dolën në bregdet të shtunën pasi qeveria i rihapi më shumë se 500 plazhe si rezultat i kontrollit të mirë ndaj pandemisë. Turizmi është një degë e rëndësishmë e ekonomisë greke.

Për shumë njerëz, kjo ishte hera e parë që dilnin në një hapësirë të madhe publike që nga fillimi i lehtësimit të masave në pjesën e parë të këtij muaji.

Hapja e plazheve erdhi pikërisht në kohën kur vendi u përfshi nga vala e parë e vapës. Në Athinë, temperatura të shtunën pritet të arrijë në 36 gradë.

Sidoqoftë, hapja e plazheve u bë me disa kushte. Në një mijë metra katrorë nuk do të lejohen më shumë se 40 persona, ndërsa çadrat duhet të jenë katër metra larg njëra-tjetrës.

Në Alimos, plazh i famshëm në jug të Athinës, njerëzit pritën në radhë për të siguruar një çadër në plazh, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo është gjëja më e mirë për ne të moshuarit…të vijnë dhe të relaksohemi pak pasi qëndruam të mbyllur”, tha Yannis Tentomas, rreth të shtatëdhjetave, përderisa po rehatohej nën çadër.

Greqia deri më tani i ka shënuar mbi 2,800 raste të infektimeve dhe 160 të vdekur. Shteti me 11 milionë banorë është një ndër më të varurit nga turizmi në Evropë. Nga ky sektor sigurohet rreth një e pesta e të hyrave.