Arsyeja pse mjekët serbë s’u lejuan të hyjnë në Kosovë ndodhi për shkak të paqartësive

Një ekip i mjekëve nga Serbia që ia mësyu dje Kosovës është kthyer mbrapa, krejt kjo për shkak të paqartësive.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme në një deklaratë për KOHËN, tregoi se moslejimi për të hyrë në Kosovë ndodhi për shkak të një paqartësie lidhur me arsyen e ardhjes së tyre.

“Arsyeja pse ky ekip i mjekëve nga Serbia nuk është lejuar të hyjë në Republikën e Kosovës është se ka pasur një paqartësi rreth qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë, nuk e kanë sqaruar nëse vijnë për të punuar si profesionistë të huaj shëndetësor apo për vizita monitoruese”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Reklama e sponzorizuar

Ky ekip i mjekëve serbë ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdare.