23 persona nga stafi i Intensivës dyshohet se janë infektuar me koronavirus, futen në vetizolim

Dy ekipe të stafit të Intensivës qendrore janë futur në vetizolim.

Lajmin është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit të mëposhtëm.

“Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në SARS-COV-2. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.Të njëjtëve, do t’u bëhen testet gjatë javës për SARS-COV-2, derisa pacientja, të dielën është shtruar për Mjekim në Klinikën Infektive.

Reklama e sponzorizuar

Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv, vazhdon , pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët” thuhet në njoftimin e tyre