​Shoqata e Shpendarive: Kujdes me vezët e importuara nga Maqedonia

Shoqata e Shpendarive të Kosovës, ka alarmuar për rrezikun e konsumimit të vezëve që importohen nga Maqedonia e Veriut.

Kjo shoqatë vlerëson se Maqedonisë së Veriut i ka dështuar eksporti në vendet e BE-së për shkak të sëmundjes së pulave, andaj ka zgjedhur tregun e Kosovës për eksport.

Andaj kjo shoqatë ka apeluar te të gjithë konsumatorët që të kenë kujdes gjatë blerjes së vezëve.

Ndërsa ka alarmuar se në këtë formë përveç shëndetit po rrezikohet edhe tregu i prodhuesve vendës.

Reklama e sponzorizuar

Kjo është komunikata pa ndërhyrje:

Dje dhe sot kemi pasur import te VEZEVE PER KONSUM nga vendi yne fqinje Maqedonia e Veriut e cila ka nje problem ne ato zona nga na i ka sjell keto Veze me Pulat ne prodhim perkatesisht me semundje dhe sipas informatave qe i kemi atyre ju kan deshtuar exportet ne vendet EU per shkak te semundjes atehere dihet qe tek ne plasimi eshte jo shume me i leht por fare i leht dhe ato erdhen tek ne.

Te njejtat jan dal ne treg dhe po shiten ndersa po konsumohen nga bashkeqytetaret tane kur kemi parasysh qe kemi ne Kosova prodhim 100% mbulueshmeri me prodhim vedor te vezeve Vezeve.

Ne ndihemi te rrezikuar ne shume aspekte, 1. Bartja e semundjes se shpezeve tek shpezet tona, 2. Shitja e produktit te infektuar me semundje, 3. Demtimi i kokurrueshmeris me qmim pasi ato kan hyre me nje qmim banal vet sa per tu shitur e mos te u hudhur atje tek ta.

Kontaktet qe i kemi atje si me Shoqat dhe Veterinar te Maqedonis Veriore na i kan konfirmuar keto pretendime te gjitha te cilat dhe jan te postuar neper qarqet e tyre shtetrore shih attach dokumentin.

Kerkojme nga ju qe te beni nje apel ndaj popullates te ken kujdes ndaj ketyre vezeve qe po qarkullojn ne treg, dhe qe AUV ska ndermarr ende as edhe nje hap per parandalimin ose verifikimin e tije gjat kontrolleve ne kufije kete e themi se nese kishte ndermarr ndonje hap ato nuk guxojne te dalin ne shitje pa dal rezultati i analizave.

Une si Kryetar i Shoqates se Shpendareve te Kosoves kam kontaktuar me nje Veterianar ne Maqedoni dhe ai pa ja permend emrin me ka then qe nuk kan guxuar te importohen ato Veze nga Kosova por kerkon qe te qendroj Anonim per shkaqe sigurie.

Kerkojme nga ju qe te behet sa me pare publike kjo info per shkaqe te siguris shendetesore.