Alarmon IKSHPK: Grumbullimi i njerëzve i patolerueshëm, virusi ende në mesin tonë

0
50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka postuar një foto në faqen e saj në Facebook ku shihen disa persona të grumbulluar në një hapësirë.

IKSHPK-ja thotë se kjo situatë është e patolerueshme, duke theksuar se virusi është ende në mesin tonë dhe rreziku vazhdon të jetë ende i lartë, transmeton KOHA.

“Kjo situatë si në foto është e pa tolerueshme. Mbrëmë detektuam një rast pozitiv në Prishtinë. Ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur. Kështu ka filluar më 13 mars”, thotë IKSHPK, që shton se një rast i vetëm ka qenë në Stubëll, Klinë, Malishevë, Dumnicë, Ëuhan, e Codogno.

Reklama e sponzorizuar

E krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 4.000.000 në botë dhe po vazhdon akoma, thotë IKSHPK.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19”, thotë IKSHPK.

IKSHPK ka bërë thirrje te institucionet e rendit që të kenë angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thotë IKSHPK.