Nis nënshkrimi i peticionit ku kërkohet anulimi i testit të maturës për këtë vit

Ka nisur një peticion online ku kërkohet anulimi i provimit të maturës për këtë vit.

Deri më tani janë mbledhur gati 3 mijë nënshkrime, derisa në njoftimin e iniciuesve të peticionit shkruhet se janë një grup i maturantëve që kanë ngritur këtë çështje pas rezultatit në testin e maturës gjatë viteve paraprake.

“Marrë parasysh kriteret që vendosen për pranimin në fakultet përkatësisht provimit pranues, ky test është̈ asgjë me shumë se një̈ stres i dyfishtë sepse në anën tjetër kemi përballjen me një̈ pandemi, sa i përket pasojave të pandemisë̈ si çdo luftë, fatkeqësi natyrore, probleme dhe vështirësi emocionale, psikologjike, sociale do të vërehen në fazën e më vonshme e cila do të manifestohet në forma të ndryshme tek të rinjtë̈”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Reklama e sponzorizuar

Ata kanë kërkuar që të mos mbahet provimi, pasi që sipas tyre studentët do të kenë frikë, vetë ngurrim, ankth dhe stres.

“Pra po flasim për post traumatizmin që mund të kemi pas kalimit të kësaj situate, disa nga format që manifestohet do të jetë frika, vetë-ngurrimi, ankthi, përqendrimi i parregullt, stresi, reaksione emocionale të cilat në shumicën e rasteve do të sjellin pasoja që do të godasë̈ individin tonë, familjet dhe institucionet tona. Në këtë kohë kur ju keni përballur të gjitha këto vështirësi nëse shtojmë presionin e provës së kësaj gjenerimi do të jetë një barrë, një sfidë dhe një ngarkesë që do të thellojë më tej depresionin dhe pasigurinë̈”, shkruhet në njoftim.