Kriza shkatërron tregtinë e automjeteve

Shitjet e automjeteve të reja gjatë prillit shënon rënie 73% – këtë e tregojnë të dhënat e Policisë Rrugore.

Gjatë prillit janë blerë 1079 makina të reja, duke pasur parasysh se numri i tyre gjatë të njëjtit muaji një vit më parë ka qenë 4021. Tek makinat e vjetra rënia është 60%. Në muajin prill 2020 janë realizuar 7 750 kontrata në krahasim me 19 250 një vit më parë.

Rënia tek kamionët mbi 12 tonë është 91% dhe kontratat e tilla janë vetëm 63. Janë blerë 54% më pak automjete të vjetra.

Reklama e sponzorizuar

Më 1 maj automjetet e regjistruara në Bullgari janë 3,8 mln dhe kjo do të thotë se rritja e tyre në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 118 000. 2,85 mln prej tyre janë makinat dhe rritja e tyre është 82 366.