Në Itali vazhdon të bie numri i të infektuarve me koronavirus

Për të dytën ditë me radhë, Italia ka regjistruar rënie të numrit të të prekurve me COVID-19, njofton Reuters.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 285 persona, ndërkohë që janë shënuar 1.852 raste të reja.

Me këtë numri i të infektuarve është rritur në 205.463, kurse i të vdekurve në 27.967.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë fundit të marsit, kur pandemia në Itali ishte në pikun e saj, regjistroheshin mes 4.000 e 6.000 raste të reja çdo ditë, në fillim të prillit shifrat ranë (3.000 – 4.800), ndërkohë në ditët e fundit janë shënuar mes 1.800 dh 2.400.