LDK-ja kërkon që të shtunën të mbahet seanca për formimin e qeverisë

LDK-ja ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re. Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kërkesa është që zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës të mbahet të shtunën e 2 majit

“Ju njoftoj për kërkesën e LDK-së dhe deputetëve përkrahës për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë, ora 13:00, pikë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Kosovës”, ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një deklaratë para Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se koalicioni ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

“Numrat i kemi. Kërkesa për seancë u bë me 61 nënshkrime. Kemi më shumë vota, por kërkesa u bë me 61 nënshkrime për seancë”, ka thënë ndër tjera ai.

Gashi ka thënë se është e drejtë e Vetëvendosjes që të dërgojë në Kushtetuese dekretin e presidentit për dhënien e mandatit për LDK-në.