BE shfuqizon kufizimet në eksport të pajisjeve mjekësore për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian (KE) ka miratuar propozimin për shfuqizimin e kufizimeve të eksportit të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Komisioni sapo ka bërë një propozim të ndryshojë procedurën për marrjen e licencave të eksportit që i përshtaten nevojave tuaja, pasi zvogëlon vëllimin e asortimenteve për të cilat kërkohet leja dhe në të njëjtën kohë përjashtohet nga procedura Ballkani Perëndimor”, pretendohet në letrën e nënkryetarit të KE-së, Josep Borrell dhe të komisionerit të Komisionit Evropian për Tregti dhe Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Phil Hogan dhe Oliver Varhelyi, pretendon N1.

Në letrën drejtuar ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor thuhet se Bashkimi Evropian pret që kufizimet në nivelin kombëtar në lidhje me eksportimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Ballkanin Perëndimor gjithashtu të hiqen.

Reklama e sponzorizuar

Në letrën e përbashkët thuhet se BE-ja është plotësisht e përkushtuar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të vazhduar të ndihmojë vendet më të rrezikuara në botë, veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, si partnerët e tyre më të ngushtë./Insajderi/