Ministri francez: Rënia e çmimit të naftës, kërcënim për ekonominë globale

Nafta
Fotografi ilustruese

Ministri francez i financave, Bruno Le Mare, tha të martën se rënia e madhe e çmimit të naftës është duke e kërcënuar ekonominë globale, e cila edhe ashtu po përballet me vështirësi për shkak të pandemisë.

“Rënia e çmimit të naftës është një rrezik për ekonominë botërore”, tha ministri Le Maire në Senat përderisa e paraqiti një rishikim të buxhetit në lidhje me ndikimin e përhapjes së virusit.

Ai gjithashtu tha se shtetet afrikane që janë shumë të varura nga të hyrat e naftës janë veçanërisht të ekspozuara ndaj rënies së çmimit të “arit të zi”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Një ditë më parë, çmimi i naftës ra nën zero në tregun amerikan. Prodhuesit u detyruan që t’i paguajnë blerësit që ta marrin sasinë e tepërt të naftës për shkak të rënies së kërkesës dhe mungesës së hapësirës në depo dhe rezervuare.