Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Hazirin e Limajn, flasin për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak ka thënë se bisedat e tij me tre politikanët kosovarë kanë qenë rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.

“Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe sitautës në Kosovë”, ka potencuar Lajçak, raporton Express.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se mezi pret të punojë bashkë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.