Si të merrni certifikatën për lëvizje të lirë të të punësuarve

Pas vendimeve të Qeverisë në detyrë për kufizm të lëvizjeve të qytetarëve me vetëm nga 90 minuta në ditë në orare të caktuara për secilin qytetar, vështirësi të shumta janë hasur edhe në lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Tanimë, të gjithë të punësuarit që po vazhdojnë punën e tyre edhe në këtë kohë pandemie, duhet që patjetër të nxjerrin certifikatë për lëvizje të lirë.

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur edhe se si duhet të aplikojnë bizneset që të punësuarit e tyre të mund të pajisen me këtë certifikatë lëvizjeje.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë mund t’i gjeni edhe shtatë hapat që duhet t’iu referoheni:

Mënyra e nxjerrjes së certifikatës për lëvizje të lirë të të punësuarve:
1. Kyçu në EDI / ATK (të biznesit përkatës) -> https://edeklarimi.atk-ks.org
2. Kliko te Shërbimet > Zgjedh Certifikatë e Të Punësuarit
3. Shkruaj Numri personal (ID) > Kliko “Kërko”
4. Pasi shfaqen informatat kliko “Dërgo Kërkesën”
5. Shtyp me printer Certifikaten.
6. Vulose dhe nenshkruaje.
7. Certifikaten ja jep punetorit. /Buletini Ekonomik/