Pasojat e Covid-19-Linjat ajrore në Kinë humbën afro 5 miliardë dollarë në tremujorin e parë; Turi i Francës shtyhet deri në fund të gushtit

Linjat ajrore në Kinë kanë humbur miliarda dollarë në tremujorin e parë të vitit, pasi pandemia e koronavirusit kufizoi pjesën më të madhe të udhëtimeve.

Linjat ajrore të vendit humbën 33.62 miliardë juanë (4.8 miliardë dollarë) në tremujorin e parë të vitit 2020, sipas shifrave të publikuara nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës këtë të mërkurë.

Trafiku i pasagjerëve ra në 54 për qind në pak më shumë se 74 milionë pasagjerë.

Reklama e sponzorizuar

E gjithë industria e aviacionit në vend – përfshirë linjat ajrore dhe operatorët e aeroportit kanë humbur 39.82 miliardë juanë ose rreth 5.6 miliardë dollarë, tha rregullatori.

‘Tour de France’ shtyhet deri në fund të gushtit

Gara më e famshme e çiklizmit, ‘Tour de France’, është shtyrë deri në fund të gushtit për shkak të pandemisë, tha të mërkurën Bashkimi Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI).

Tani turi do të zgjasë nga e shtuna e 29 gusht deri të dielën në 20 shtator.

Kjo masë e marrë do të thotë se gara prestigjioze nuk do të zhvillohet në kohën e saj tradicionale qershor-korrik për herë të parë që kur u rifillua pas Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se asnjë ngjarje publike në shkallë të gjerë nuk do të ndodhte në vend deri në mes të korrikut, si pjesë e masave për të përmbajtur shpërthimin e virusit.

“Mbajtja e kësaj ngjarje në kushtet më të mira të mundshme vlerësohet thelbësore duke pasur parasysh vendin e saj qendror në ekonominë e çiklizmit dhe ekspozimin e saj, veçanërisht për ekipet që përfitojnë,” tha UCI në një deklaratë.

Organizatorët e turneut kanë thënë se ngjarja do të ndjekë të njëjtën rrugë siç ishte planifikuar fillimisht, nga Nice në Paris, dhe se ishte arritur një marrëveshje me të gjitha palët e përfshira, nga komunitetet lokale deri tek autoritetet publike.

Së bashku me Giro d’Italia dhe Vuelta a España, Tour de France përbëjnë “Grand Tours” prestigjiozet tre-javore të çiklizmit./CNN