917 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Britani

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, 917 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Në mesin e tyre është edhe një fëmijë 11-vjeçar.

Në Angli u regjistruan 823 viktima, në Skoci 47, ndërsa pjesa tjetër në Uells dhe në Irlandën Veriore.

Britani ditëve të fundit është duke shënuar numër të madh të viktimave brenda një dite. Të premten atje u shënuan 980 raste fatale, ndërsa të enjten 938.

Reklama e sponzorizuar

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në 78,991, duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar një ndër vendet me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë.