Ish-kandidati për deputet i VV-së emërohet kryesues i bordit në Ujësjellës

0
52

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Qeveria në detyrë sot ka bërë publik anëtarët e përkohshëm për tri Ndërmarrje Publike.

I emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Mentor Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Reklama e sponzorizuar

Hyseni, në zgjedhjet e fundit për deputet të Kuvendit të Kosovës ka qenë ka kandidat nga radhët e LVV-së, por nuk kishte arritur të siguronte një ulëse.

Mirëpo, Hyseni nuk është i vetmi njeri i Vetëvendosjes në krye të bordit, ditë më parë, qeveria në detyrë, kishte emëruar edhe Mirsad Shkretën në bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.