Për shkak të heqjes së tarifave prej 4 cent për importin e miellit, mullisët e Kosoves e ndalojnë prodhimin

Duke marrë parasysh se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike më datë 30 Mars 2020 ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020, Shoqata e Mullisëve të Kosovës publikisht shpreh kundërshtimin e sajë dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministres për pezullimin e vendimit të sipërcekur.Arsyet për mospajtim janë siç vijon:

Vendosja e masës në vitin 2017 është bërë duke u bazuar në ligjin 04/L-240,për masat antidaming dhe masat kundërbalancuese pas një periudhe
hetimore nga zyrtarët e qeverisë përreth 1 viti;

Vendosja e masës është dëshmuar të jetë shumë efektive në mbrojtje të përpunuesve dhe bujqëve të Kosovës. Mielli i cili importohet në Kosovë, kryesisht importohet nga Sërbia dhe me çmime më të ulëta se sa kostoja e prodhimit për shkak të subvencionimit që bëhet për eksportuesit nga shteti i Serbisë. Të rikujtojmë zyrtarët qeveritar se produktet e subvencionuara kur eksportohen nuk i nënshtrohen marrëveshjes së CEFTA dhe për këto produkte duhet marrë masa sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Rrjedhimisht kjo situatë i vendos përpunuesit e grurit në Kosovë në pozitë jo të drejtë në tregun e Kosovës dhe rrezikon egzistencën e tyre. Në rast të tillë, përpos përpunuesve të grurit të cilët rrezikojnë të mbyllen, do të afektohet komplet prodhimtaria e grurit në Kosovë e mbi 40 mijë bujqëve prodhues të grurit;

Shoqata e Mullisëve të Kosovës
Shumë punëtor të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimi të grurit në Kosovë si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve, respektivisht bujqëve do të mbesin pa punë. Kështu do të rritet papunësia në Kosovë; Duke mos pas mundësi përpunuesit e grurit në Kosovë të konkurojnë me produkte të subvencionuara që importohen në Kosovë, në këtë rast mielli,
prodhuesit dhe përpunuesit vendor do të mbyllen. Në këtë mënyrë, afektohet siguria e ushqimit në Kosovë si dhe do të rritet varshmëria e
Republikës së Kosovës nga importet për produktin elementar me të cilin ushqehet popullata e saj.

Andaj, me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve sërbe dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkojmë nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nga Znj. Rozeta Hajdari, Ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojnë vendimin për pezullimin evendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020.

Në të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit.

Në rast se zyrtarët qeveritar në krye me Kryeministrin e konsiderojnë të nevojshme, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të ju prezantojme më në detaje rreth situatës aktuale në lidhje me çeshtjen e përmendur më lartë.