Pasoja e koronavirusit- Kemi hyrë në recesion, thotë shefja e FMN

Pandemia e koronavirusit e ka shtyrë ekonominë globale në një rënie, e cila do të kërkojë fonde masive për të ndihmuar vendet në zhvillim, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Është e qartë se ne kemi hyrë në një recesion” që do të jetë më keq sesa ajo që u dëshmua në 2009 pas krizës globale financiare, tha ajo në një konferencë për shtyp online.

Me “frenimin e papritur ekonomik” në të gjithë botën, sipas Georgieva  FMN vlerëson se “nevojat e përgjithshme financiare të tregjeve në zhvillim janë 2.5 trilion dollarë.”

Reklama e sponzorizuar

Shefja e FMN-së vuri në dukje se një rikuperim në vitin 2021, mund të jetë një mundësi, me kusht që virusi të përmbahet kudo dhe të parandalojë që problemet e likuiditetit të bëhen çështje të pagueshme.

Mbi 80 vende, kryesisht me të ardhura të ulëta, tashmë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha ajo.

“Ne e dimë që rezervat e tyre dhe burimet e brendshme nuk do të jenë të mjaftueshme,” tha Georgieva, duke shtuar se fondi synon të përmirësojë reagimin e tij “për të bërë më shumë, më mirë, dhe më shpejt se kurrë më parë.”/CNBC