Britania me kufizime të rrepta në lëvizje

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se nga orët e para të së mërkurës, njerëzit në Britani do të lejohen që të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për qëllime shumë të kufizuara, siç është blerja e gjërave të domosdoshme.

Johnson ka thënë se udhëtimi në punë do të bëhet vetëm nëse është  “shumë i nevojshëm”.

Qytetarët britanikë po ashtu janë këshilluar që të mos takohen me familjarë dhe miq, me të cilët nuk jetojnë.

Reklama e sponzorizuar

Në Britani deri tani është raportuar për 6,724 persona të infektuar dhe rreth 336 të vdekur si pasojë e koronavirusit.