Në Itali, për një ditë vdiqën 627 persona nga koronavirusi

Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 4,032 pasi vetëm brenda ditës së fundit janë raportuar 627 vdekje, një rritje kjo prej 18.4% — deri më tani rritja më e madhe ditore në terme absolute që kur virusi u shfaq një muaj më parë në këtë vend.

Të enjten, Italia tejkaloi Kinën si vendi me më së shumti vdekje të regjistruara nga virusi tejet infektiv, raporton Reuters.

Deri të premten, Italia asnjëherë nuk kishte regjistruar më shumë se 475 vdekje në një ditë të vetme, ndërsa Kina, ku infektimi ka rënë drastikisht, asnjëherë nuk ka raportuar mbi 150.

Reklama e sponzorizuar

Numri total i rasteve në Itali u rrit në 47,021 nga një ditë më parë kur ishte 41,035, një rritje kjo prej 14.6%, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile, transmeton KOHA.