Kurti falënderon Vjosa Osmanin dhe deputetët e LDK’së që e përkrahën në seancën e mbrëmshme

E diela, për kryeministrin e Republikës së Kosovës ka qenë ditë për kërkimfalje e falendërime. Pasi ka kërkuar falje për mos zbatim të prmetimit për heqje graduale të taksës dhe për mos respektim të këshillave të Institutit të Shendëtësisë në seancën e djeshme, Kurti ka bërë edhe dy falendërime.

Kreu i ekzekutivit ka falendëruar deputetët të cilët kanë qëndruar deri vonë për të miratuar ligjin për buxhetin 2020. Kurti në veçanti ka falendëruar dy deputetët e LDK’së, Fetah Rudin dhe Hatim Baxhakun.

Ndërkohë ka falendëruar edhe kryekuvendaren Vjosa Osmani për organizimin e djeshëm të seancës, kontrollet mjekësore të deputetëve të realizuara para hyrjes në sallë.

Reklama e sponzorizuar

Sot Kurti në shkrimin e tij për kërkimfalje ka fajësuar LDK’në për mos marrjen e vendimit për heqje graduale të taksës, gjë që ka nxitur reagimet e partisës së Isa Mustafës të cilët i kanë thënë Kurtit ta heq taksën menjëherë, siç kërkon Amerika.

Shkimi i plotë i Kurtit:

Dy falënderime

Qëndrimi i deputetëve për mbi dhjetë orë në Kuvend për ta miratuar ligjin për buxhetin 2020 dëshmoi përgjegjësi të lartë përballë situatës së pandemisë që ka prekur tashmë sidomos kontinentin tonë. I falënderoj deputetët e LDK-së, ata të pakicave dhe të VETËVENDOSJE!-s, për përkushtimin dhe mbështetjen. Në veçanti, i falënderoj deputetët me probleme shëndetësore, prej z. Fetah Rudit në karrocë invalidore e deri te z. Hatim Baxhaku i operuar në zemër para vetëm një muaji e gjysmë.

Organizimi dhe mbarëvajtja e mbledhjes së djeshme të jashtëzakonshme nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, ishte i jashtëzakonshëm. Nga kontrolli mjekësor në hyrje të sallës gjer te ndjekja e përpiktë e hollësive procedurale. Ishte kjo një ditë e gjatë me sukses të plotë. Miratimi i buxhetit vjetor është ndër hapat më të rëndësishëm për të përballuar sfidat aktuale, e për të zbatuar programin e qeverisë së ndryshimit. Të falemnderit Kryeparlamentare.