Haradinaj: Qeveria e mashtrimit mbrëmë votoi buxhetin e mjerimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth miratimit të buxhetit, të shtunën mbrëma në Kuvend.

Përmes një statusi në Facebook, ai është ankuar për “ngutinë dhe jotransparencën” e votimit të buxhetit, i cili, sipas tij, shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popopullit të Kosovës.

“Për më shumë, këtë herë ai la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, shkruan ai.

Reklama e sponzorizuar

Haradinaj në këtë status ka përmendur edhe disa nga projektet, që janë hequr nga buxheti dhe disa për të cilat është shkurtuar ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.

Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:

  • Rruga Brigada 123 – Sheshi në Suharekë;
  • Shtëpia e Kulturës – Suharekë;
  • Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri – Gjakovë;
  • Rruga Gjakovë – Dollc – Gjakovë;
  • Stadiumi – Gjakovë;
  • Dalja për Pejë – Gjakovë;
  • Dalja për Prizren, nuk ka mjete;
  • Edhe rrugët rajonale Kralan – Jabllanicë ose Cërmjan – Meqë – Gjakovë;
  • Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq – Milloshevë – Obiliq;
  • Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës – Obiliq;
  • Rruga Hoxhë Ali Qekezi – Obiliq;
  • Ruga Lumbardh – Vranoc – Deçan;
  • Rruga e Pleqës – Deçan;
  • Ruga Irzniq – Gllogjan – Deçan;
  • Varrezat e Qytetit – Deçan;
  • Projekti Belleja – Deçan;
  • Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik – Rahovec;
  • Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti – Rahovec;
  • Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq – Rahovec;
  • Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë – Rahovec;
  • Shtëpia Muze e Ukshin Hotit – Rahovec;
  • Fshati Hoçë e Madhe – Rahovec;
  • Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë – Rahovec;
  • Renovimi i stadiumit të futbollit – Rahovec;
  • Stadiumi i futbollit në Ratkoc – Rahovec;
  • MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë – Rahovec;
  • Sheshi Qendror – Rahovec;
  • Kolektori i ujërave të zeza – Rahovec;
  • Projekti për furnizimin me ujë të pijes – Klinë;
  • Asfaltimi i rrugës Klinë – Shtupel – Klinë;
  • Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc – Leskoc – Klinë;
  • Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë