Dalin rezultatet edhe katër të tjerë me koronavirus – shkon numri në nëntë

Ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja. Deri tash COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Edhe katër pacientë në Kosovë kanë dalë se janë të prekur me koronavirus. Kjo është vërtetuar nga analiza që u janë bërë sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.

Burime të Express kanë thënë se gjendja e të gjithë të prekurve me COVID-19 është stabile.

Reklama e sponzorizuar

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti. Pastaj të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete janë në karantininë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.