Ministri i Shëndetsisë konfirmon rastin e 3-të të infektuar me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferncë për media ka konfirmuar edhe një rast të ri të infektimit me koronavirus.

Siç ka treguar ai bëhet fjalë për një familjar të pacientit të infektuar nga Vitia.

Numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 3.

Reklama e sponzorizuar

Deklarta e plotë:

Në radhë të parë falendëroj secilin nga ju në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Kemi bërë maksimumin që të mbesim në listën e shteteve me risk të ulët.

Gatishmëria e institucioneve ka mundësuar që ta kalojmë më shumë pak pasoja këtë sitautë.

Sic jeni njoftuar mbrëmë, sapo janë njoftuar rastet e para të infektuara, qeveria ka marrë masa të reja për menaxhim të situatës.

Sot me keqardhje po iu njoftoj edhe për një rast të infektuar me koronavirus

Është një familjar i pacientit nga Stublla e Vitisë.