Haradinaj: Në dialog të ecim përpara me Amerikën, pa e hequr taksën

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me përfaqësues të partive politike në vend ku është diskutuar lidhur me konferencën e Unitetit, raporton Gazeta Express.

“Unë i kam identifikuar dy tema, mundësia e ecjes përpara me Amerikën, apo pritja për BE-në. Qëndrimi im dhe i Aleancës është që të ecim përpara me Amerikën, pra si udhëheqëse. Çështja tjetër është ajo e taksës që ka mendime të ndryshme që nga pezullimi, reciprociteti, qëndrimi im është që taksa të mbetet në fuqi deri në njohje, prezent ishin kryetarët e partive, munguan LDK-ja dhe Lista Serbe, partitë tjera ishin. Ishte një diskutim i hapur bukur i sinqertë edhe pse s’kemi konkluzione të qartë, u hetu një dëshirë për me i afru qëndrimet”, ka deklaruar Haradinaj, duke thënë se ditëve në vijim do të ketë një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kryeministri Mustafa ka kërku falje për mospjesëmarrje po ka propozu që të kemi një takim bilateral, nuk kam caktuar një datë të re të takimit, e lë të hapur që konferencën me vazhdu, qoftë me ftesën nga partitë tjera. Kemi rëndë dakord që ekspertët të përgatisin një propozim të parimeve, unë kam caktu Selim Selimin.

Reklama e sponzorizuar

Nuk ka ndryshime qëndrimesh, janë ato si janë të njohura në publik, ndoshta ajo që nga tryeza u vlerësu, është se është me rëndësi që të përkrahet energjia që vjen prej Shtëpisë së Bardhë si dhe përmbajtja të dimë përmbajtjen të mos ndodhemi para aktit të kryer.

Ka pasur mjaft diskutime që janë me dobi. Kohë nuk kemi, jemi vonë. Lufta mes institucioneve nuk është diçka e re, po lufta mes institucioneve tani është e pakohë shumë.

Unë mendoj që mohimi i njeri tjetrit nuk besoj që fitoj njani, po e di që humb Kosova, unë s’marr funksione, nuk e kemi ftu me marrë funksione, jemi parti politike ndjejmë përgjegjësi.

Ka qëndrime të ndryshme sa i përket vendimit për taksën, do të takoj kryeministrin Mustafa në ditët që do të vijmë, kemi caktuar një takim. Jam i hapur për konsultime, mendoj që një marrëveshje përfundimtare që veç po flitet që mund ta kemi të gatshme në javët apo muajt që vjen, duhet të bëhemi gati të gjithë”, thotë Haradinaj.

Ish-kryeministri ka shtuar se taksa duhet të qëndrojë deri në njohje reciproke.

“Taksa nuk është mendu me qenë e përjetshme, por, deri në njohje recpiroke me Serbinë, ka qenë gabim ofertimi i hershëm i kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentares Osmani, mendoj që është dashur që të negociohet koha. Ofertimi i hershëm e ka nxjerrë Kosovën para aktit të kryer.

Tani nuk kam të drejtë me dhënë sugjerim, por, është mirë kjo tavolinë me e nxjerrë një qëndrim të vetin, jemi vetëm vlerësues të një diskutimi, nëse ka vullnet në të ardhmen edhe mund të del një qëndrim më i qartë. Mos uniteti i dëmton marrëdhëniet me Amerikën, kur kemi qenë unik na ka respektu Amerika”, ka shtuar ai.