10 vendet më të prekura nga koronavirusi

Bota po përballet me një ‘armik’ të panjohur. Koronavirus vazhdon të përhapet në botë, ndërsa në Kinë është ulur ndjeshëm numri i vdekjeve dhe i rasteve të reja.

Referuar mediave të huaja, Kina, aty ku edhe shpërtheu koronavirusi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve, me plot 80.956 raste. Itali është e dyta pas Kinës. Vendi fqinj numëron 10.149 raste të prekur me koronavirus.

Në vendin e tretë është Irani me 8042 raste, e ndjekur nga Korea e Jugut me 7755 raste. Më poshtë në rënditje vijojnë Franca me 1784 raste, Spanja me 1695 raste, Gjermania 1565 raste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rënditen në vendin e 7 me 1025 raste.

Reklama e sponzorizuar

Tabela mbyllet me Japoninë me 581 raste dhe Zvicrën me 491 raste.