Hiqet kompensimi prej 70 për qind të pagës për bordin e Trust-it

Komisioni për Buxhet dhe Transfere gjatë mbledhjes së sotme u ka hequr anëtarëve të Bordit të TRUST-it kompensimin prej 70 për qind të pagës pas përfundimit të mandatit për periudhën prej një viti, raporton Ekonomia Sot.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere nga vetëvendosje, Hekuran Murati tha kjo është abuzim me paranë publike dhe nuk është e drejtë që kjo barrë t’i bie kontribut paguesve.

“Meqenëse anëtarët kanë qenë të vetëdijshëm para se me filluar punën që e kanë kufizimin mendoj që nuk është fer ndaj kontribut pagues me ju ngarkuar kjo tarifë.
“Kjo është me njëfarë mënyre abuzim me paranë publike” tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Fondit Pensional të Kosovës (TRUST), Ruzhdi Morina, tha se ky vendim është marrë nga vet bordi por, kjo është në dorë të deputetëve nëse do të aprovojnë këtë kompensim.
“Ky kompensim është për shkak se anëtarët janë të kufizuar se ku mund të punojnë pas përfundimit të mandatit”.
“…është në dorë të kuvendit nëse do të vazhdojnë të aprovojnë këtë kompensim”/EkonomiaSot